Showbiz

Ozzy dhe Sharon Osbourne e përkujtojnë kitaristin Bernie Torme

Ozzy Osbourne dhe gruaja dhe menaxherja e tij, Sharon, e kanë përkujtuar Bernie Torme, pas vdekjes së tij të dielën.

Kitaristi vdiq në prag të ditëlindjes së 67-të, pasi u shtrua në spital me pneumoni të dyfishtë dhe u vendos në aparate oksigjeni muajin e kaluar.

Torme njihet për faktin që e zëvendësoi anëtarin e vdekur tragjikisht Randy Rhoads në bendin e Ozzyt për një interpretim të shkurtër në vitin 1982, pasi që kitaristi i famshëm vdiq në një aksident avioni.

Pasi që mësoi për vdekjen e Torme, Ozzy shkroi në Twitter për ta nderuar mikun e tij të ndjerë, duke shkruar: "Çfarë dite e pikëlluar. E kemi humbur edhe një muzikant të madh, shkruan KOHA Ditore.

"Bernie ishte një shpirt i butë me një zemër të artë. Ai do të na mungojë shumë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe fansave të tij. U prehsh në paqe Bernie".

Sharon Osbourne gjithashtu ia dërgoi dëshirat e saj më të mira familjes së rokerit të ndjerë.

"Nuk mund të besoj se Bernie Torme ka vdekur," tweetoi ajo të hënën. "Bernie e ndihmoi Ozzyn dhe mua në një kohë kur kishim nevojë shumë për ndihmë dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë. Dashuri dhe ngushëllime për familjen e tij."

Mes yjeve tjera që e përkujtuan Torme në mediat sociale përfshijnë frontmenin e “Twisted Sister”, Dee Snider, i cili e përshëndeti Bernie si një "perëndi kitare" dhe shtoi: "E kam dashur atë njeri dhe sot zemra ime është thyer. U prefsh në paqe Bernie. Kitara jote po qan".