Rita Ora tregon bashkëpunimin që e ëndërron

Rita Ora tregon bashkëpunimin që e ëndërron

19 March 2019 10:18

Bashkëpunimi i ëndrrave për Rita Orën është ai me Gwen Stefanin, Madonnan, ose Red Hot Chilli Peppers.

Këngëtarja shqiptare duke folur për “CNA Lifestyle” në Singapor ka thënë se është inspiruar shumë nga yjet botërore.

Në këtë intervistë, 28-vjeçarja ka thënë se kurdo që ka nevojë të krijojë diçka kthehet aty ku nisi gjithçka dhe merr inspirimin nga yjet që ajo i ka preferuar gjithnjë, transmeton Koha.net.

Kosovarja ka folur për turneun muzikor në Azi duke thënë se aty vlerësohet shumë performanca e këngëtarëve.

Pas Azisë, Rita do të kthehet në Evropë në prill për datat e ardhshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme