Showbiz

Julia Roberts nuk do ta kishte xhiruar tani filmin “Pretty Woman”

Aktorja amerikane Julia Roberts (51), e cila u bë e famshme me rolin e prostitutës Vivian Ward në filmin “Pretty Woman”, në një intervistë me Guardian zbuloi se beson se sot ky film nuk do ta kishte arritur as famën e përafërt të asaj që e kishte arritur në vitin 1990, kur e pati premierën.

“Mendoj se klima e sotme politike dhe kulturore nuk do ta miratonte atë. Nuk mendoj se sot do të mund ta xhiroja atë film”, - tha aktorja e cila në filmin e lartpërmendur bie në dashuri me një klient, biznesmenin e pasur Edward Lewis, të cilin e luan Richard Gere (69). Madje tetë aktore ishin në audicion për rolin e Vivian Ward, por sot pothuajse askush nuk mund ta imagjinojë 'femrën e bukur' pa Julia Roberts në rolin kryesor.

Gjithashtu, Roberts zbuloi se ajo gati e kishte refuzuar rolin në komedinë e saj të dytë më të njohur romantike “Notthing Hill”.

“Nuk doja ta luaja Anna Scottin. Kur e lexova së pari skenarin, mendova se ishte i tmerrshëm. Kush dëshiron të jetë një yll i famshëm i filmit që bie në dashuri me pronarin e librarisë?”, - tha Roberts. Filmi i ka fituar disa çmime, dhe u ngjit lart në listën e filmave më të bukur romantikë ashtu si edhe “Pretty Woman”, shkruan KOHA Ditore.

“Megjithatë, sot e shoh filmin si një ‘gur të vogël të çmueshëm’”, - shtoi aktorja. Dy vjet më vonë, në filmin e vitit 2001 “The Mexican”, Roberts u njoftua me bashkëshortin e tanishëm Daniel Danny Moder (50). Fillimi i lidhjes së tyre mbahet mend si një nga skandalet më të mëdha në Hollywood. Julia ishte në një lidhje serioze me kolegun dhe aktorin Benjamin Bratt, ndërsa prapa saj tashmë e kishte një martesë të dështuar me muzikantin Lyle Lovett. As Moder nuk ishte i lirë. Që nga viti 1997, ai ishte i martuar me grimeren Vera Steimberg (46 vjeç).