Angelina Jolie rrëfeu në një intervistë të rrallë televizive se pas ndarjes me Brad Pittin ka ndjerë brenda vetes një boshllëk të madh.
"Një marrëdhënie nuk është asnjëherë bardh e zi", tha aktorja e famshme hollivudiane. "U mblodhën shumë gjera dhe në fund, dallimet që kishim për rritjen e fëmijëve na shtynë drejt ndarjes".
“Konsumi i alkoolit nga ana e tij nisi të kthehej në një problem dhe filloi të humbiste shumë raste të mira në hollivud. Por ai është babai i fëmijëve të mi dhe nuk kam ndërmend të flas shumë", u shpreh ajo.
Angelina përmendi dhe biznesin e saj te ri, një linjë produktesh që ndihmojnë dobësimin.
Sipas 43 vjeçares, është pikërisht kjo linjë që e ndihmon të ruajë elegancën e saj mbresëlënëse e që i jep nga ana tjetër edhe shumë energji.
Por duket se kjo nismë e saj ka qenë një tjetër faktor që ka nxitur ndarjen e dhimbshme nga bashkëshorti, të cilën Angelina, siç pohojnë burime pranë saj, e ka vuajtur për një kohë të gjate, transmeton tch.
Aktorja thotë se angazhimin me këtë linjë e bëri ish-bashkëshortin të ndihej i refuzuar. “Unë nuk mendova se ishte përgjegjësia ime të fokusohesha tek ndjenjat e tij lidhur me këtë ambicie që kisha”, ka shpjeguar Angelina, duke shtuar se Bradi e dinte fare mirë se sa e dëshironte ajo suksesin dhe sa për zemër e kishte krijimin e një produkti të përsosur.
-
16 mars 2019 23:55
-
Shpërndaje në: