Nick Jonas e befason Priyanka Choprën me një “Mercedes” 200 mijë dollarësh

Nick Jonas e befason Priyanka Choprën me një “Mercedes” 200 mijë dollarësh

14 March 2019 22:43

Nick Jonas po vendos standarde të larta sa u përket dhuratave, gjë që e konfirmon hapi i tij i fundit. Ai ia dhuroi gruas së tij një “Mercedes” të ri, sepse në këtë mënyrë donte ta festonte suksesin e këngës së tij të re.

Nick ia dhuroi asaj një “Mercedes Maybach”, vlera e të cilit thuhet të jetë rreth 200 mijë dollarë.

"Kur bashkëshorti e arrin pozitën numër një, bashkëshortja e merr një Maybach! Ju prezantoj... ekstra Chopra Jonas. Të dua, i dashur. Je bashkëshorti më i mirë", shkroi Priyanka e lumtur në profilin e saj në Instagram në përshkrimin e fotos, në të cilën ajo dhe Nick pozojnë para automobilit të ri, shkruan KOHA Ditore.

Priyanka ishte kohët e fundit në Indi, ndërsa më t’u kthyer në SHBA ajo e gjeti këngën e Nick "Sucker" në pozitën nr. 1 në toplistën “Billboard Hot 100”. Ai e regjistroi këtë këngë me dy vëllezërit e tij Joe dhe Kevin Jonas dhe kështu e zyrtarizoi ribashkimin e tyre. Të tre Jonasët për qëllimet e xhirimit të videoklipit i kishin mbledhur gjysmat e tyre më të mira, gjë që e bëri klipin shumë më atraktiv.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme