Mbërrijnë fragmentet zyrtare të "Aladdinit"

Mbërrijnë fragmentet zyrtare të "Aladdinit"

14 March 2019 21:40

Alan Tudyk do t’ia huazojë zërin Iagos, papagallit qesharak dhe asistentit të keqbërësit Jafar në filmin e Disney, Aladdin, i cili pritet në kinema më 24 maj.

Janë publikuar disa skena nga filmi, ndërsa Iago shfaqet se si fluturon, por nuk flet. Kjo e krijoi një mister rreth asaj se kush do t'ia huazojë atij zërin. Në Aladdinin e animuar të Disneyt të vitit 1992, zërin ia kishte huazuar Gilbert Gottfried, si dhe në dy vazhdimet që u lansuan direkt në video.

Tudyk tashmë ka luajtur në personazhet e filmave të Disneyt, përfshirë Rogue One, ku e luan robotin K-2SO. Ai gjithashtu e huazoi zërin në filmat e vizatuar “Wreck-It Ralph” dhe “Moana”, shkruan KOHA Ditore.

Guy Ritchie do ta bëjë regjinë e këtij versioni filmik të muzikorit të animuar regjinë të cilit ia kishin bërë John Musker dhe Ron Clements, dhe i cili i fitoi më shumë se 504 milionë dollarë në mbarë botën.

Në trailerin e ri pamë pak më shumë nga xhindi i popullarizuar, i cili këtë herë mori shumë më shumë reagime pozitive nga adhuruesit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme