Pamjet e para të filmit për profesorin dhe të çmendurin

Pamjet e para të filmit për profesorin dhe të çmendurin

14 March 2019 20:39

Çfarë drame mund të krijohet rreth përpilimit të fjalorit? Sipas trilerit të parë për filmin “The Professor and the Madmain” - padyshim një dramë shumë të madhe. Mel Gibson dhe Sean Penn luajnë në filmin e ri kontrovers, i cili sot është prezantuar edhe me trilerin e parë.

Farhad Safinia dhe Todd Komarnicki e përshtatën bestsellerin e Simon Winchester, të titulluar fillimisht “The Surgeon of Crowthorne”, sipas skenarit të cilin Gibson ka tentuar ta realizojë që nga viti 1998.

Gibson është profesori James Murray, i cili filloi ta përpilojë fjalorin anglez të Oxfordit në vitin 1857 dhe kështu e filloi një nga projektet më ambicioze në histori. Penn është Dr. W. C. Minor, ai kontribuoi në krijimin e fjalorit me më shumë se 10 mijë fjalë, të cilat i grumbulloi gjatë burgosjes në spitalin psikiatrik për kriminelët me çrregullime mendore. shkruan KOHA Ditore.

Image

Drama e vërtetë e këtij filmi zhvillohet prapa kamerës, sepse Gibson dhe Icon Productions janë në luftën ligjore kundër një investitori tjetër, Voltage Pictures, për versionin përfundimtar të filmit dhe për ditët shtesë të xhirimeve. Traileri të cilin tani kemi mundësinë ta shohim është për versionin e filmit të cilin Gibson po përpiqet ta ndalojë por pa sukses.

Duke pasur parasysh problemet ligjore lidhur me filmin, pyetja është se kur do të shfaqet ai në kinema, ndërsa thuhet se do të duhej të shfaqet në fillim të majit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme