Matt Smith në rol të Charles Manson

Matt Smith në rol të Charles Manson

14 March 2019 19:38

IFC Films ka publikuar trilerin e parë për “Charlie Says”, filmin i cili do të përqendrohet në femrat të cilat u manipuluan nga vrasësi famëkeq dhe udhëheqësi i kultit, Charles Manson. Regjisorja Mary Harrons e ka bërë regjinë e filmit, i cili debutoi në Venedik në festivalin e filmit vitin e kaluar.

Matt Smith nga “Doctor Who” paraqitet në rolin e Manson, ndërsa në film luajnë edhe Merritt Wever, Hannah Murray, Sosie Bacon, Marianne Rendón, Chace Crawford, Suki Waterhouse, Kayla Carter dhe Annabeth Gish.

Ngjarja e filmit është vendosur në vitet pas vrasjeve tronditëse, për të cilat emri Charles Manson u bë sinonim i së ligës, dhe përqendrohet në tri femrat që vrisnin për të - Leslie Van Houten (Murray), Patricia Krenwinkel (Bacon) dhe Susan Atkins (Rendón).

Image

Të dënuara në një bllok të izoluar burgu në burgun e Kalifornisë, të tri femrat duhej ta jetonin pjesën tjetër të jetës së tyre në besimin se krimet e tyre ishin pjesë e planit kozmik, gjithnjë derisa studentja empatike Karlene Faith (Wever) e merr detyrën për t’i rehabilituar ato, shkruan KOHA Ditore.

E bindur se të burgosurat nuk janë përbindësha jonjerëzore, siç i sheh bota, Karlene e fillon procesin e përpiktë të rrënimit të barrierave psikologjike të vendosura nga Manson. Por a janë femrat të gatshme të përballen me tmerrin e asaj që kanë bërë?

Filmi “Charlie Says” në edicionin e limituar në kinema do të duhej të mbërrinte në fillim të majit të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme