Showbiz

Akuzat ndaj Michael Jacksonit, reagon e bija e këngëtarit

Foto: Splash News

Dokumentari “Leaving Neverland” ku shfaqen dëshmitë që Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me të mitur ka tronditur jo pak botën e muzikës.

Edhe familjarët e mbretit të muzikës pop e kanë përjetuar shumë keq faktin se si po hidhet baltë mbi figurën e Michael Jacksonit.

Për herë të parë, ka reaguar edhe e bija e këngëtarit të ndjerë, Paris që ka thënë se këto akuza të rreme po ndikojnë edhe në karrierën e saj si modele, shkruan ksp.

Përmes disa postimeve në Twitter, ka thënë se dokumentarin nuk e ka parë dhe se është një gënjeshtër e madhe.

Paris ka apeluar publikun që të presë i qetë, pasi e vërtetë shumë shpejtë do të dalë në pah.

Ajo ka thënë se nuk i kupton as vendimin e stacioneve radiofonike që të mos transmetojnë muzikën e babait të saj.