Showbiz

Fejohet Jennifer Lopez

“Dashuria e Jennifer Lopezit nuk kushton asgjë” - vetëm një unazë!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur është fejuar me ish-lojtarin e MLB, Alex Rodriguez, gjë të cilën lojtari e njoftoi nëpërmjet Instagramit të shtunën.

“Ajo tha po”, ka shkruar 43 vjeçari, si titull në një foto ku shihet dora e tij dhe e Lopezit, në gishtin e së cilës dallohet dukshëm një unazë fejese me një super diamant.

Lopez ndau gjithashtu fotografinë në Instagramin e saj, duke përfshirë tetë emotikone zemra të zeza në titullin e saj.

Benny Medina, menaxher prej kohësh i Lopezit, gjithashtu konfirmon lajmet, ndërsa përfaqësuesi i Rodriguezit, Ron Berkowitz tregon tha për revistën “People”: “Ata janë me pushime dhe u fejuan sot”.

Sipas një burimi të brendshëm, Rodriguez e bëri propozimin gjatë pushimeve të tyre në Bahamas.

Image

“Gjithkush është super i lumtur për të dy ata”, tregon një mik i çiftit për “People”./oranews