Showbiz

David Lee Roth do të paraqitet në filmin e “Motley Crue”, “The Dirt”

Detajet e “The Dirt”, biopikut të ardhshëm për “Motley Crue”, vazhdojnë të zbulohen në ditët para shfaqjes së tij në Netflix më 22 mars. Informata më e fundit është se David Lee Roth do të shfaqet në film.

Nuk do të shfaqet vetë David Lee Roth në film, por aktori Christian Gehring i cili e luan Rothin e viteve '80.

Machine Gun Kelly e përmendi shfaqjen e Roth gjatë një bisede me Rolling Stone. Reperi dhe aktori ishte i dëshpëruar të luante çfarëdo roli në film dhe fillimisht lobonte ta luante këngëtarin Van Halen. Kelly më vonë u angazhua në një rol shumë më të madh: atë të bateristit Tommy Lee.

Në vend të tij, Gehring do ta luajë Rothin. Aktori ka punuar vazhdimisht në TV gjatë shtatë viteve të fundit. Ai është i rregullt në serialin e ABC,. “Schooled”, dhe ka pasur paraqitje si mysafir në “Modern Family”, “The Brink” dhe “NCIS: Los Angeles”, mes tjerash.

Derisa detajet për karakterin e filmit Roth janë të panjohura, një shikim në materialin burimor duket se u jep fansave informata se çfarë do të duhej të presin. Në “The Dirt: Confessions of the World’s Most Notorious Rock Band”, memoaret në të cilat është bazuar filmi, Vince Neil e kujtoi një nga ndejat e shumta të “Motley Crue”, shkruan KOHA Ditore.

"Një natë, David Lee Roth erdhi dhe ishte ulur në dysheme me një grumbull të madh droge, duke mbajtur gjithçka për veten si zakonisht, kur dera ra nga menteshat dhe e çau pjesën e pasme të kokës së tij", kujton këngëtari. "Dave e ndaloi monologun e tij për gjysmë sekonde, dhe pastaj vazhdoi. Ai nuk dukej se ishte i vetëdijshëm se kishte ndodhur diçka e pazakonshme - dhe nuk e humbi asnjë grimcë të drogës së tij."