Showbiz

Fragmentet zyrtare të “Good Omens”

Ky është fundi i botës siç e njohim... por nga trileri zyrtar për serinë e Amazon Prime, “Good Omens” mund të thuhet se rruga deri në fund do të jetë mjaft turbulente.

I bazuar në romanin e Neil Gaiman (American Gods) dhe Terry Pratchet (Color of Magic), adaptimi gjashtë-episodësh e prezanton engjëllin Aziraphale (Michael Sheen) dhe demonin Crowley (David Tennant) ndërsa përpiqen ta gjejnë Antikrishtin dhe përpiqen ta kuptojnë logjikën e botës.

Image

Përmbledhja zyrtare: "Po vjen fundi i botës, që do të thotë se engjëlli i bezdisshëm dhe demoni i çoroditur (të mësuar së tepërmi me jetën në Tokë) detyrohen ta formojnë një partneritet të pabesueshëm për ta ndaluar apokalipsin. Për fat të keq ata e humbin Antikrishtin, djaloshin njëmbëdhjetëvjeçar, i cili nuk është i vetëdijshëm se është shkaku i fundit të botës, gjë që i detyron ata të nisen në një aventurë për ta gjetur dhe për ta shpëtuar botën para se të jetë tepër vonë, shkruan KOHA Ditore.

“Good Omens” fillon me shfaqje në Amazon Prime në më shumë se 200 vende dhe territore më 31 maj. Seria gjithashtu do të transmetohet më vonë këtë vit në BBC Two.