Showbiz

Pamjet e sezonit të fundit të “Game of Thrones” na përgatitin për luftë

Më në fund ka arritur trileri zyrtar për sezonin e fundit të serisë “Game of Thrones” dhe sipas pamjeve të para, shihet qartë se të gjithë po përgatiten për të luftuar për jetën e tyre.

Beteja kryesore do të zhvillohet midis Jon Snow, Daenerys Targaryen dhe të gjithë Veriut, ndërsa përgatiten për pushtimin e White Walkers. Dimri ka ardhur më në fund dhe e ka sjellë me vete armikun më të madh se çdo armik tjetër në anën jugore të Winterfellit.

Sezoni i shtatë i “Game of Thrones” përfundoi me zbulimin se White Walkers tani e kanë dragoin e tyre, i cili me siguri do t’u sjellë kaos njerëzve të Winterfellit. Kjo është një luftë për të cilën Jon u përpoq ta paralajmëronte Cersein gjatë sezonit të kaluar, por ajo e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta ndihmojë atë në mbrojtjen e mbretërisë, nëse nuk gjunjëzohet ai përpara saj dhe ta njohë atë si mbretëreshë.

Trileri gjithashtu i paraqet fëmijët e tjerë të Stark, duke përfshirë Aryan, e cila kthehet me një etje të rigjetur për gjak, shkruan KOHA Ditore.

Nuk i dimë detajet e tjera për sezonin, përveç asaj që është zbuluar se do ta kenë "luftën më të gjatë të bërë ndonjëherë në film."

Se çfarë na sjell sezoni i ri, mbetet të shihet më 14 prill, kur “Game of Thrones” fillon me shfaqjen.