Showbiz

Blogeri Olti Curri e lavdëron Dafina Zeqirin për “A e man n’men”, e ajo...

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar tre ditë më parë këngën e saj më të re me titull “A e man n’men”.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe u kthye menjëherë në më të dëgjuar të këtyre ditëve.

E mesa duket “A e man n’men” i ka pëlqyer shumë edhe blogerit të njohur, Olti Curri, i cili megjithëse nuk e ndjek Dafinën në “Instagram”, ka publikuar këngën e saj, duke e përgëzuar për talentin.

“Më pëlqen gërvishtja e vokalit të Dafinës, tregon se ka dhunti por edhe një shpirt. Është si të gjithë ata artistë që kanë qarë, qeshur, jetuar në rrugë, jo të blinduar në studio, shtëpi, vila… Origjinale dhe e talentuar. Nuk është qokë, as më ndjek, as e ndjek. Thjesht respekt”, shkruan Olti në postimin e tij në “Instastory”.

Kjo foto i ka rënë në duar këngëtares, e cila ka vendosur që edhe ajo ta publikojë në “Instastory”-n e saj, duke treguar se pas deklaratës së Oltit, ata tashmë e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

“Më ndjek tani”, shkruan Dafina në postim/Panorama.

{gallery}