Showbiz

Trileri i ri për “Dark Phoenix”

“Dark Phoenix” është vazhdimi i shtyrë i “X-Men: Apocalypse” nga viti 2016, i bazuar në stripin me po të njëjtin titull, i cili fokusohet në Jean Gray dhe takimin e saj me Phoenix Forcein e fuqishëm dhe shkatërrues. Si duket qëllimi i vërtetë i filmit është të na inkurajojë ta harrojmë Phoenixin nga “X-Men: The Last Stand”.

Trileri i parë për “Dark Phoenix” e tregon konfliktin: Jean Gray, e izoluar, por me fuqi gjithmonë më të mëdha në krahasim me pjesën tjetër të X-Menëve, i drejtohet Magnetos për përgjigje. Ky trailer i ri e vë atë kundër të gjithëve, duke përfshirë Magneton, dhe tregon se ajo është ndoshta mjaft e fortë për t’i mundur të gjithë së bashku. Karakteri misterioz i Jessica Chastain shfaqet edhe një herë, por ende nuk është e sigurt se kush është ajo, shkruan KOHA Ditore.

Image

Dark Phoenix arrin në një kohë të çuditshme për franshizën e X-Men. Pasi të përfundojë shitja Disney-Fox këtë pranverë, ka mundësi që vazhdimi i 12-të i universit X-Men të Foxit të jetë edhe i fundit (nëse nuk e llogarisim New Mutants, spinoffin e vogël, horror, i cili po e pret datën e shfaqjes). A do t’i absorbojë MCU-ja X-Menët? Apo do të bëhet themel i universit të ri streaming të Disney, ku personazhet e Marvel e plotësojnë Disney+ dhe Hulu?

Të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje pasi që Dark Phoenix, i cili pas shumë pengesave gjatë rrugës, më në fund do të dalë më 7 qershor.