Showbiz

Zbulohen Pokémonët e rinj të “Pokémon: Detective Pikachu!”

Descriptive Text

Ethet e Pokémon ende e mbajnë të kapluar botën, dhe si duket, ato nuk do të kalojnë shumë shpejtë, sepse së shpejti në ekranin e madh do të vijë aventura e parë e Pokémon – Pokémon: Detective Pikachu me Ryan Reynoldsin e popullarizuar në rolin e Pikachus legjendar.

Të gjithë e dimë se bëhet fjalë për ikonën e fenomenit global Pokémonin - një nga franshizat më të njohura të të gjitha kohërave nga gjenerata të shumta.

Image

Warner Bros e publikoi një poster të ri dhe trailerin i cili zbulon se cilat krijesa do të ngjallen në ekran të madh me aktorë të gjallë. Pokémonit më simpatik dhe më të njohur do t’ia huazojë zërin Deadpooli - Ryan Reynolds, me çfarë zbulohet drejtimi i këtij filmi të shumëpritur.

Në film, ashtu si edhe në lojërat e Pokémon, pokemonët jetojnë me njerëzit në vend të kafshëve, duke u bërë kështu një dukuri normale në rrugë dhe në natyrë. Traileri është plot me pokemonë të fshehur dhe pjesë argëtuese nga lojërat që e frymëzuan filmin. Fansat më në fund do të mund ta përjetojnë Pikachunë në ekranin e madh si kurrë më parë, si detektivin Pikachu, një Pokemon si asnjë tjetër. Në film gjithashtu do të paraqitet një koleksion i gjerë i karaktereve të pokemonëve, secili me aftësi dhe personalitet unik.

Ngjarja fillon me zhdukjen e hetuesit privat Harry Goodman, kur djali i tij 21-vjeçar Tim përpiqet të gjejë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Ai do të ndihmohet në hetim nga ish partneri i Pokemon, detektivi Pikachu, i cili e ka sensin më të çuditshëm të humorit. Tim dhe Pikachu do t’i bashkojnë forcat për ta zbuluar sekretin e ngatërruar. Në kërkim të gjurmëve në metropolin bashkëkohor Ryme City ku jetojnë njerëzit dhe pokemonët, ata takohen me karaktere të ndryshme dhe e zbulojnë sekretin shokues i cili do të mund ta shkatërrojë këtë bashkëjetesë paqësore dhe të gjithë botën e pokemonëve, shkruan KOHA Ditore.

Në vitin 1996, bota e Pokemon e pa dritën dhe u bë një senzacion botëror me 300 milionë lojëra të shitura; kartat e lojës Pokemon janë përkthyer në 11 gjuhë, seria televizive ishte në dispozicion në më shumë se 98 vende ndërsa filmat e animuar i fituan më shumë se 700 milionë dollarë në biletaritë kinematografike, si dhe libra, manga, muzikë, lodra, aplikacione, përfshirë lojën e popullarizuar Pokemon Go e cila është downloaduar 650 milionë herë dhe me të cilën u argëtuan të gjitha gjeneratat.