Showbiz

Lupita Nyong'o është favoritja e producentëve për rolin e femrës së Bondit

Lupita Nyong'o është zgjidhja më e preferuar e cila do ta luajë femrën e fundit të Daniel Craig në rolin e Bondit, sipas raporteve.

Vetëm disa orë pasi që u shfaq lajmi se Rami Malek është në bisedime për ta luajtur keqbërësin në filmin e Bondit, burimet e Deadline pohojnë se një tjetër fituese e Oscarit, Lupita, është përzgjedhja e parë e producentëve për ta luajtur dashurinë më të re të 007 në Bond 25.

Cary Fukunaga është duke e bërë regjinë e filmit, që thuhet se do të jetë performanca e fundit e Craig në rolin e Bondit, shkruan KOHA Ditore.

Nyong'o ka pasur sukses në filmin e vitit të kaluar “Black Panther” dhe së shpejti do të shihet në vazhdimin e “Get Out” nga Jordan Peele, me titullin “Us”.