Sarah Jessica Parker rrëfen për gjërat e këqija që i kanë ndodhur në set

Sarah Jessica Parker rrëfen për gjërat e këqija që i kanë ndodhur në set

25 February 2019 23:19

Po, edhe mua në set më kanë ndodhur gjëra të këqija, por larg asaj që përvojat e mia mund të krahasohen me historitë më të shëmtuara që kam pasur mundësinë t’i dëgjoj, tha në një intervistë të fundit me revistën amerikane iNews, aktorja Sarah Jessica Parker (53).

Aktorja e cila u bë e famshme me rolin e gazetares dhe kolumnistes Carrie në serinë “Sex and the City”, dhe më vonë në filmin me po të njëjtin titull, i komentoi përvojat e pakëndshme që i kishte përjetuar në fillim të karrierës së saj profesionale, shkruan KOHA Ditore.

“Duhej të mësoja se si të luftoja për veten ose të paktën të përpiqesha të ndihesha rehat në këtë punë. Sigurisht që nuk e kisha aspak të lehtë, por jam e vetëdijshme që gjërat e tilla ndodhin në botë dhe kjo ishte gjithmonë kështu. Fundja, ky është problem në çdo biznes, jo vetëm në karrierën time”, - tha Parker, duke shtuar se, pa marrë parasysh se sa shumë pengesa ka për femrat në botën e aktrimit edhe sot, gjithmonë ka dashur të merrej vetëm me këtë punë.

“Me çdo përvojë, të këndshme dhe të pakëndshme, jam ballafaquar dhe ballafaqohem edhe sot. Gjithmonë do të ketë vështirësi, nga ato nuk mund të ikim, por t’i pranojmë”, - komentoi aktorja dhe shtoi se në një rast madje ka qarë kur nga ajo kërkuan që të zhvishej në audicion.

Sarah Jessica është e martuar me aktorin Matthew Broderick (56) që nga viti 1997, ndërsa çifti hollivudian së bashku i kanë tre fëmijë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme