Showbiz

Jake Gyllenhaal ndërpret shfaqjen për ta ndihmuar shikuesen

Aktori Jake Gyllenhaal ka dëshmuar edhe një herë se është njeri i mirë - ai e ndaloi gjithë shfaqjen për t’ia dhënë një shikueseje, së cilës nuk i ndalej dot kollitja, një gotë me ujë.

Jake Gyllenhaal këto ditë po luan në shfaqjen teatrale “Sea Wall/A Life”. Një shikuese kishte probleme me fytin dhe nuk i ndalej dot kollitja, kështu që aktori e ndërpreu shfaqjen për ta pyetur nëse ishte mirë. Kur femra duke u kollitur u përgjigj se çdo gjë është në rregull dhe se nuk duhej të brengosej për të, por ta vazhdonte shfaqjen, Jake Gyllenhaal shkoi t’ia sillte një gotë me ujë.

Aktori i famshëm me gjestin e tij të mirë edhe një herë dëshmoi se sa e rëndësishme është t’i ndihmosh njerëzit rreth vetes, edhe kur kjo është paksa e pakëndshme.