Showbiz

Pamjet e para të “The Highwaymen”

Hollywoodi i adhuron antiheronjtë e mirë, dhe shumë shpesh filmat për Bonnie Parker dhe Clyde Darrow kanë tendencë ta romantizojnë dyshen famëkeqe të krimit. “The Highwaymen” nuk është një lloj i tillë filmi. Në vend të kësaj, këtu kemi të bëjmë me renxherët e Teksasit të cilët i sjellin para drejtësisë, dhe ata luhen nga Kevin Costner dhe Woody Harrelson.

Në trilerin e parë për filmin Bonnie dhe Clyde janë të lirë dhe i kanë kryer më shumë se dhjetë plaçkitje të armatosura dhe vrasje. Frank Hamer i Costnerit dhe Maney Gault i Harrelsonit janë përgjegjës që t’i ndalojnë ata në vitin 1934, shkruan KOHA Ditore.

Image

Përveç Costnerit dhe Harrelsonit, në film luajnë edhe Kathy Bates, John Carroll Lynch dhe Kim Dickens. John Lee Hancock e bën regjinë sipas skenarit të John Fusco, producent është Casey Silver, ndërsa Michael J. Malone, John Lee Hancock, Woody Harrelson, Kevin Costner dhe Rod Lake janë producentë ekzekutivë.

“The Highwayman” arrin në “Netflix” më 29 mars.