Anulohet turneu holografik i Amy Winehouse

Anulohet turneu holografik i Amy Winehouse

21 shkurt 2019 20:31

Një turne holografik i Amy Winehouse, i planifikuar për më vonë këtë vit, është anuluar për shkak të "sfidave dhe ndjeshmërisë unike".

Ekspertët në BASE Hologram, të cilët qëndrojnë prapa koncerteve të reja që shfaqën imazhe surrealiste të Roy Orbison dhe operistes së ndjerë Maria Callas, e prodhuan spektaklin e ri, të përqendruar në këngëtaren e Rehab – ndërsa babai i saj, Mitch, qëndroi plotësisht prapa projektit.

Image

Raportet sugjerojnë se holografi i Amy do të ishte projektuar në një skenë para një bendi live, ndërsa paratë që familja e këngëtares do t’i fitonte nga koncertet do t’i shkonin Fondacionit Amy Winehouse, i cili u krijua pas vdekjes së saj në vitin 2011, për t’i ndihmuar të rinjtë që vuanin nga abuzimi me substanca, shkruan KOHA Ditore.

Babai i Amyt zbuloi se atij i kishte pëlqyer ideja e një koncerti holografik pasi e pa një koncert të ngjashëm të Orbisonit në Evropë, por tani producentët po i rishqyrtojnë planet e tyre për turneun e ri.

"E kemi vënë produksionin në pritje derisa ta përcaktojmë rrugën më të mirë për një produksion spektakular, i cili do ta nderonte siç duhet trashëgiminë e Amy në nivelin e saj më të lartë", tha një zëdhënës për BASE Hologram.

Nuk është e qartë se pse turneu është braktisur, por ish bashkëshorti i Winehouse, Blake Fielder-Civil, nuk ishte pro idesë, duke e quajtur atë asgjë më shumë se një ambicie për para.

"Vetë holografin nuk e shoh ndryshe nga shikimi i një videoklipi apo dëgjimi i muzikës së saj", tha ai për Good Morning Britain vitin e kaluar, "por e kundërshtoj çdo lloj mundësie që është bërë. Duket se që kur ka vdekur Amy... janë bërë tre filma, një turne holografik. Për mua, unë nuk shoh shumë arsye të tjera për këtë turne".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme