Showbiz

Seria "Nightflyers" anulohet vetëm pas sezonit të parë

Çdo gjë ka përfunduar për serialin “Nightflyers”. Syfy e ka anuluar horror dramën hapësinore, e cila ishte e bazuar në romanin nga shkrimtari i Game of Thrones, George R.R. Martin. Syfy e pati një qasje të pazakontë për shfaqjen e “Nightflyers”, duke i shfaqur të gjitha 10 episodet e sezonit të parë gjatë 10 ditëve të njëpasnjëshme në dhjetor.

E vendosur në vitin 2093, seria bën fjalë për tetë shkencëtarët e patrembur dhe telepatin e fuqishëm të cilët nisen në një ekspeditë në skaj të sistemit tonë diellor në bordin e “Nightflyer”, duke shpresuar që do të vendosin kontakt me jetën jashtëtokësore. Por kur fillojnë të ndodhin ngjarje të frikshme dhe të dhunshme, ekuipazhi fillon ta rishqyrtojë njëri-tjetrin – ndërsa mbijetimi i udhëtimit rezulton më e vështirë se që do të mendonte dikush. Aktorët në seri janë: Eoin Macken, Sam Strike, Maya Eshet, Angus Sampson, Jodie Turner-Smith, Gretchen Mol, David Ajala dhe Brian F. O'Byrne, shkruan KOHA Ditore.

Image

Arsyeja zyrtare e anulimit është shikueshmëria e dobët, ndërsa si duket arsyeja e vërtetë është se seria është aq e keqe, saqë në morinë e komenteve negative është jashtëzakonisht e vështirë ta gjesh ndonjë arsye për ta shikuar serialin.