Sezoni i dytë i "The Resident" në kanalin FOX Life

Sezoni i dytë i "The Resident" në kanalin FOX Life

21 February 2019 19:28

Serinë e zhanrit dramë për studentët e mjekësisë, “The Resident”, shikuesit mund ta shikojnë çdo të martë në ora 22:00 në kanalin FOX Life.

Në sezonin e dytë specializanti kryesor, dr. Conrad Hawkins (Matt Czuchry) vazhdon të marrë vendime të vështira për të mirën e pacientëve të tij. Pasi që e ripërtërin lidhjen me infermieren Nicolette "Nic" Nevins (Emily VanCamp), të dy duhet të ballafaqohen me çështje të pazgjidhura nga e kaluara. Babai i Conrad, Marshall Winthrop (Glenn Morshower), bëhet udhëheqës i spitalit Chastain dhe vjen në konflikt të drejtpërdrejtë me drejtorin e sapoemëruar, dr. Randolph Bell (Bruce Greenwood).

Image

Ndërkohë, dr. Mina Okafor (Shaunette Renée Wilson) vazhdon të punojë me mentorin e saj mendjemadh, dr. Aj Austin (të kandiduarin për Emmy Malcolm-Jamal Warner, Suits, The Cosby Show). Megjithatë, aftësitë e kirurges së re nga ortopedia, dr. Kitt Voss (e kandiduar për Emmy Awards dhe Golden Globe Jane Leeves, Hot in Cleveland, Frasier) mund ta dërgojnë Minin në një rrugë tjetër. Specializantin e vitit të parë, dr. Devon Pravesh (Manish Dayal) e intrigon përfaqësuesja e re e teknologjisë mjekësore Julian Booth (ylli mysafir Jenna Dewan, Step Up), prania e të cilës në spital do ta bëjë rrëmujë përditshmërinë, shkruan KOHA Ditore.

Seria “The Resident” është bërë me produksion nga 20th Century Fox Television. Producentë ekzekutivë janë Todd Harthan, Amy Holden Jones, Rob Corn, Antoine Fuqua, David Boorstein, Oly Obst dhe Phillip Noyce.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme