Jennifer Lopez e tregon trupin perfekt përsëri

Jennifer Lopez e tregon trupin perfekt përsëri

21 February 2019 18:20

Këngëtarja dhe aktore amerikane Jennifer Lopez (49) ka kohë që është e varur nga ushtrimet, ndërsa me paraqitjen e fundit në publik ajo i ka mahnitur përsëri fansat e saj. Derisa po dilte nga palestra, J. Lo seksipile e kishte veshur vetëm një top të ngushtë, ngjyrë rozë dhe tuta edhe më të ngushta.

Siç pohon Jennifer, receta për dukjen e saj nuk është në preparate çudibërëse apo operacione estetike, por në ushtrime ndaj të cilave është e përkushtuar plotësisht, shkruan KOHA Ditore.

Paparacët kështu mund ta hasin atë vazhdimisht kur në shoqërinë e truprojave të saj del nga palestra dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Jennifer madje edhe për trajnim e zgjodhi një kombinim seksipil të modës, ndërsa shikimet e kalimtarëve i tërhoqi me tuta të ngushta nën të cilat shihej linja e saj e përsosur.

“Jennifer është si vera. Sa më e vjetër që është, aq më e mirë është. Ajo mund të jetë mirënjohëse për gjenetikën, por çelësi i suksesit është në dietën e duhur. Ajo është shumë e disiplinuar se çfarë ha dhe nuk pi alkool. Trupi i saj është një tempull”, - kishte deklaruar kohë më parë trajneri personal David Kirsch.

Image

Shumë njerëz mendojnë se Lopez është një nga yjet më seksipile të Hollywoodit, ndërsa në moshën 50 vjeçare ajo duket më mirë se shumë nga koleget e saj më të reja. Me seksipilitetin e saj u mburr edhe i dashuri i saj, ish lojtari i bejsbollit Alex Rodriguez (43 vjeç), i cili në Instagram e postoi një video në të cilën aktorja atraktive kërcen rreth tubit, shkruan KOHA Ditore.

Jennifer aktualisht është duke u përgatitur dhe trajnuar për filmin e saj të ri “Hustlers”, ndërsa në të do ta luajë valltaren ekzotike.

Që ta “mishërojë” sa më shumë rolin, aktorja me ndihmën e instruktores kërceu rreth tubit në pantallona të shkurtra të zeza dhe këpucë të bukura në platformë të lartë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme