Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ndahen përsëri

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ndahen përsëri

20 shkurt 2019 19:25

Khloe Kardashian thuhet se është ndarë nga i dashuri Tristan Thompson për herë të dytë pas akuzave të reja të tradhtisë.

Bukuroshja e Keeping Up With the Kardashians thuhet se është ndarë nga basketbollisti i Cleveland Cavaliers pasi që Tristan ishte në një ndejë shtëpie të dielën dhe u pa duke iu afruar modeles Jordyn Woods – shoqes më të mirë të motrës së Khloe, Kylie Jenner.

Incidenti i dyshuar ka ndodhur vetëm disa ditë pasi që ai fluturoi në Los Angeles për ta kaluar Ditën e Shën Valentinit me Khloe dhe vajzën e tyre True, sipas TMZ.

Khloe ende nuk është prononcuar për thashethemet rreth ndarjes, por pak pasi që lajmi u shfaq në titujt kryesor të martën, Tristan shkroi në Twitter duke postuar, "LAJME TË RREME", shkruan KOHA Ditore.

Ai nuk e sqaroi kuptimin e saktë të tweetit, të cilin e fshiu në ndërkohë.

Lajmi u shfaq më pak se një vit pasi që Khloe vendosi t'ia japë Tristanit edhe një shans pasi që ai u kap në kamera duke u argëtuar në ndejë me femra të tjera në dy raste në fund të vitit 2017, ndërkohë që reality ylli ishte shtatzënë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme