Showbiz

Victoria Beckham është shumë e çrregullt dhe kjo e irriton shumë Davidin

Ish-këngëtarja dhe stilistja aktuale Victoria Beckham kohët e fundit e ka pranuar se është mjaft e çrregullt dhe se kjo po e irriton bashkëshortin e saj David Beckham, i cili vuan nga çrregullimi obsesivo-kompulsiv dhe prandaj i pëlqen që çdo gjë të jetë e rregulluar dhe e pastër.

Davidi në vitin 2006 e pranoi se vuan nga çrregullimi obsesivo-kompulsiv dhe se i pëlqen që gjërat të jenë të rregulluara sipas ngjyrës, formës dhe madhësisë, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, bashkëshortja e tij Victoria shumë shpesh e vë atë në situata të pakëndshme dhe ajo pretendon se ai shumë herë ka pasur sulme paniku për rrëmujën që ajo e kishte lënë në banjë pas përdorimit të saj.

Victoria kohët e fundit e regjistroi një video shtatëminutëshe në të cilën i zbuloi disa detaje të jetës së saj private, duke thënë se dhoma e saj shumë shpesh është e çrregullt.

"Davidi është shumë i rregullt dhe dëshiron që çdo gjë të jetë e rregulluar dhe e pastër, ndërsa unë jam krejt e kundërta e kësaj. Çfarë mund të bëhet? Rrobat e mia janë gjithmonë të shpërndara në dhomën e hotelit, ai nga këto gjëra përjeton sulme paniku", tha stilistja në video.