Jonas Brothers ribashkohen pas gjashtë vjetësh

Jonas Brothers ribashkohen pas gjashtë vjetësh

20 shkurt 2019 21:01

Kanë kaluar gjashtë vjet që kur vëllezërit Jonas kishin vendosur të ndaheshin dhe t’u përkushtoheshin solo karrierave dhe jetës familjare, dhe askush nuk priste që do të bashkoheshin përsëri. Megjithatë, ata i befasuan fansat me lajmin e gëzueshëm - së shpejti do të interpretojnë përsëri si një bend.

"Pasi që një periudhë kohore e shijuam duke krijuar muzikë solo dhe duke bërë karrierë solo, kemi vendosur se tani është momenti ideal për t'iu kthyer bendit", thanë nga bendi për “The Sun”.

Ende nuk dihet se çfarë lloj muzike do të vazhdojnë ta regjistrojnë, dhe as nëse do të vazhdojnë të këndojnë këngë të vjetra. Ata të tre deri më tani nuk janë prononcuar personalisht në lidhje me ribashkimin, ndërsa Joe Jonas kohët e fundit tha se e gjithë kjo është një ide që është gjithnjë e më afër realizimit, shkruan KOHA Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme