Trileri epik "The Passage" në kanalin FOX

Trileri epik "The Passage" në kanalin FOX

20 February 2019 18:59

Trilerin e ri epik “The Passage” shikuesit do të mundë ta shikojnë çdo të martë në ora 22:00 në kanalin FOX. I bazuar në bestsellerin me po të njëjtin titull të trilogjisë së autorit Justin Cronin, “The Passage” është një seri aksion dramë e udhëhequr nga personazhet, skenarin e së cilës e ka shkruar Liz Heldens (Friday Night Lights).

Seria “The Passage”, producentët ekzekutivë të së cilës janë Heldens dhe Ridley Scott (Martian, Gladiator), i cili është fitues i Emmy dhe Oscar dhe u nominua për Golden Globe, ndërsa skenarist dhe regjisor është Matt Reeves (Dawn of the Planet of the Apes, Cloverfield), merret me projektin Noah, një strukturë kjo e fshehtë mjekësore ku shkencëtarët eksperimentojnë me një virus të rrezikshëm, i cili do të mund të çojë në zbulimin e ilaçit për të gjitha sëmundjet, por gjithashtu e ka aftësinë ta zhdukë racën njerëzore, shkruan KOHA Ditore.

Image

Kur e zgjedhin vajzën e re (Saniyya Sidney - Fences, Hidden Figures) që të jetë objekt eksperimental, agjenti federal (Mark-Paul Gosselaar - Pitch) e merr detyrën që ta arrestojë atë, por në fund i bëhet baba zëvendësues, i vendosur që ta mbrojë atë me çdo çmim, edhe kur puna në projektin Noah kërcënon të nxisë apokalipsë të paimagjinueshme.

"Në serinë ‘The Passage’ janë të ekuilibruara në mënyrë të përkryer rreziku i tmerrshëm dhe drama prekëse", thotë Vessela Dimitrova, drejtoreshë e programeve për Fox Networks Group Ballkan. "Nga njëra anë është virusi infektues dhe i rrezikshëm i cili kërcënon ta shkatërrojë njerëzimin, dhe nga ana tjetër një marrëdhënie tepër e pastër dhe e fuqishme që e përbën thelbin e serisë. The Passage ofron diçka për të gjithë dhe i ftojmë të gjithë fansat e FOX në këtë botë të mrekullueshme të frymëzuar nga imagjinata e një prej autorëve më të shitur, Justin Cronin".

Në seri luajnë edhe Jamie McShane (Bosch, Bloodline, Sons of Anarchy), Caroline Chikezie (The Shannara Chronicles), Emmanuelle Chriqui (Entourage, Murder in the First), Brianne Howey (The Exorcist), McKinley Belcher III (Ozark, Mercy Street), Henry Ian Cusick (Lost) dhe Vincent Piazza (Boardwalk Empire, Rescue Me).

Serinë “The Passage” mund ta ndiqni çdo të martë nga ora 22:00 në kanalin FOX.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme