Lady Gaga i jep fund fejesës së dytë

Lady Gaga i jep fund fejesës së dytë

20 February 2019 15:56

Lady Gaga dhe Christian Carino i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Përfaqësuesja e këngëtares dhe të kandiduarës për “Oscar” e ka konfirmuar lajmin, duke thënë për People.com se çifti nuk është më bashkë.

Carino, 50 vjeç, i cili punonte si agjent i yllit të “Poker Face” kur e filluan lidhjen, thuhet se kërkoi që Gaga të jetë bashkëshortja e tij disa muaj pasi që e filluan lidhjen në shkurt të vitit 2017, por ajo nuk e bëri publik lajmin derisa e tregoi unazën dhe e shpalli mashkullin e saj si "të fejuar" gjatë një fjalimi në 25-vjetorin e Women in Hollywood Celebration të revistës “Elle”.

Image

Kjo është fejesa e dytë e dështuar e Gagas - ajo kishte planifikuar më parë të martohej me aktorin Taylor Kinney përpara se ata të ndaheshin përfundimisht në fund të vitit 2016, shkruan KOHA Ditore.

Thashethemet për romancën e saj të fundit u paraqitën më herët këtë muaj, kur këngëtarja nuk e kishte unazën e saj të fejesës në ceremoninë e “Grammys” - dhe ai nuk u paraqit si shoqëruesi i saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme