Showbiz

Shtyhet gjykimi i Harvey Weinstein për përdhunim

Harvey Weinstein do të duhet të presë të dalë para gjykatës – gjykimi i tij për sulm seksual është shtyrë për një muaj.

Gjykimi ishte planifikuar të fillonte në maj, por gjykatësi James Burke dhe prokurorët kanë rënë dakord për një datë të re fillimi - 3 qershor, sipas New York Post, pasi që avokatët e mogulit të turpëruar të filmit kërkuan kohë shtesë, shkruan KOHA Ditore.

Weinstein e ka zëvendësuar avokatin kryesor të mbrojtjes Ben Brafman që kur ai u paraqit në gjykatë muajin e kaluar, pasi që avokati i njohur u tërhoq nga rasti. Dhe ekipi i tij i ri - Jose Baez, Ronald Sullivan dhe Duncan Levin –kërkuan shtyrje.

Baez dhe Sullivan do ta nisin një gjykim 10 javësh në gjykatën federale të Brooklynit më vonë këtë javë dhe kanë nevojë për më shumë kohë për t'u përgatitur.

Ironikisht, të dy meshkujt e përfaqësuan Rose McGowan, njërën prej akuzueseve të Weinstein për abuzimin seksual, në rastin e saj të posedimit të drogës vitin e kaluar.

Aktorja pretendonte se producenti i kishte vendosur drogë (në pije) në vitin 2017.

Weinstein do të përballet me akuzat se me dhunë ka kryer seks oral ndaj asistentes së produksionit Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe se e ka përdhunuar një grua tjetër në hotel në vitin 2013.

Ai është akuzuar për ngacmimin dhe abuzimin e mbi 80 femrave, por producenti pohon se kurrë nuk ka pasur marrëdhënie jokonsensuale.