Queen + Adam Lambert do të performojnë në ceremoninë “Oscar”

Queen + Adam Lambert do të performojnë në ceremoninë “Oscar”

19 February 2019 16:40

Me pesë nominime, përfshirë atë për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë, e diela që po vjen (24 shkurt) mund të jetë një natë e madhe për bendin “Queen”. Përveçqë është një hap larg t’i fitojë potencialisht trofetë për Bohemian Rhapsody, bendi, me Adam Lambert, do të performojë gjatë transmetimit të ceremonisë.

"Do ta ngremë në këmbë ceremoninë e Oscarit," tweetoi Lambert, duke e përfshirë një emoji dhe datën dhe orën (02:00 e mëngjesit në Kosovë) e transmetimit.

Ceremonia e së dielës e përfundon një sezon të çmimeve që ka qenë shumë i mirë për Bohemian Rhapsody dhe yllin e filmit, Rami Malek, i cili e luajti Freddie Mercuryn. Pas fitimit të çmimit pothuajse-universal për performancën e tij, ai fitoi edhe Golden Globe (ku filmi e fitoi gjithashtu çmimin për filmin më të mirë), Screen Actors Guild Award dhe, së fundi, BAFTA-n, ekuivalentin britanik të “Oscarit”, shkruan KOHA Ditore.

"E falënderoj shumë Queen", tha Malek në fjalimin e tij. "Për Brian May. Për Roger Taylor. Për të gjithë familjen e Queen. Unë nuk do të isha këtu pa juve. Dhe për më të madhin përveç tyre për faktin se ishte aq i palëkundur dhe johezitues dhe i pakompromis në çdo mënyrë. Të faleminderit, Freddie Mercury."

Malek është një nga favoritët për “Oscarin” për aktorin më të mirë, edhe pse filmi ka pak gjasa ta fitojë çmimin më të mirë. Ai është nominuar gjithashtu në kategoritë për editimin e zërit, miksimin e zërit dhe editimin e filmit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme