Showbiz

Kim shokon fansat me fustanin e ri

Reality ylli 38-vjeçar Kim Kardashian mahniti me shfaqjen e saj në ceremoninë e sivjetme të çmimeve “Hollywood Beauty Awards” të dielën në Los Angeles. Kardashianja më e famshme u paraqit në fustanin e stilistit Thierry Mugler nga viti 1998, dhe atë në shoqërinë e miqve dhe stilistit të flokëve Chris Appleton, transmeton KOHA Ditore.

Fustani i cili i shokoi fansat e Kim në pjesën e sipërme është punuar me "shirita" të hollë që lëshohen mbi gjoks, vetëm për t’i mbuluar pjesët kryesore. Në pjesën e poshtme, fustani i reality yllit bie pothuajse në dysheme dhe e ka një prerje të thellë në kofshën e djathtë. Kim e tërhoqi vëmendjen me figurën e bujshme, ndërsa fustani që e kishte veshur mezi që i fshehte thithat e saj.

“Ajo duket tmerrshëm, këtë nuk e vesh një zonjë por një dashnore lavire", “Duket tmerrshëm” dhe “Sikur fustani do të pëlcasë në çdo moment', janë vetëm disa nga komentet e fansave të zhgënjyer të Kim në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Kim është shfaqur në kombinimin gjysmëlakuriq të modës, ashtu si edhe pjesa tjetër e anëtareve të klanit Kardashian-Jenner. Lakuriqësia shitet më së miri dhe këtë e dinë motrat e njohura të cilat shpesh shfaqen në veshje provokuese, ndërsa fotot e “nxehta” i publikojnë në rrjetet sociale.