Showbiz

Charlize Theron dhe Seth Rogen në komedinë politike "Long Shot"

Nën barrën e titullit të shëmtuar për nga pikëpamja e marketingut – Flarsky, sipas mbiemrit të karakterit të cilin e luan Seth Rogen - komedia e re me Rogen dhe Charlize Theron e ka pësuar një ribrendim dhe u kthye me një titull të ri. “Long Shot” tani është prezantuar me trailerin e parë.

Theron paraqitet në rolin e Charlotte Field, një nga femrat më me ndikim në botë. E zgjuar, e sofistikuar dhe e suksesshme, ajo është një diplomate e fuqishme për pothuajse çdo gjë. Fred Flarsky (Rogen) është një gazetar i talentuar dhe i pavarur i zoti për vetëshkatërrim. Fred dhe Charlotte nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç se shumë vite më parë ajo ishte dadoja e tij dhe dashuria e tij e parë, shkruan KOHA Ditore.

Kur Fredi takohet papritur me Charlotte, ai e sharmon në mënyrën e vet dhe me kujtimet për idealizmin e saj rinor. Kur Charlotte fillon të përgatitet për nominimin presidencial, ajo impulsivisht e angazhon Fredin që t’ia shkruajë fjalimet, pavarësisht kundështimeve të këshilltarëve të saj.

Image

I humbur plotësisht në ekipin elitar të Charlotte, Fred është i papërgatitur për një jetë glamuri me rëndësi të madhe. Megjithatë, në mes tyre shfaqet dashuria dhe ajo i çon në një aventurë të çmendur romantike të mbushur me incidente të pabesueshme, shpesh dhe shumë të rrezikshme.

Jonathan Levine e bën regjinë, ndërsa skenarin e kanë shkruar bashkërisht Liz Hannah dhe Dan Sterling. “Long Shot” mbërrin në kinema më 3 maj të këtij viti.