Showbiz

Pamjet e para të sezonit të dytë të serisë "A.P. Bio"

Descriptive Text

Komedia e NBC-së “A.P. Bio” është duke u përgatitur për sezonin e vet të dytë (të merituar), ndërsa profesori i filozofisë në Harvard, Jack Griffin (Glenn Howerton), i cili bëhet profesor i biologjisë në shkollë të mesme, është më i vendosur që nxënësit të mos i mësojë asgjë. Ashtu sikurse edhe vitin paraprak, ai nuk është fare i interesuar që ta pranojë ndonjë këshillë nga adhuruesi i tij më i madh, drejtori Durbin (Patton Oswalt).

Në këto pamje të para ekskluzive të sezonit të ri, zbulohet se Jack jo vetëm që vendos të qëndrojë në qytet dhe të vazhdojë të japë mësim në Whitlock High, por është i gatshëm të fillojë ta shkruajë një libër, shkruan KOHA Ditore.

Image

Përveç kësaj, rezulton se armiku më i madh i nerdëve mund të jetë më shumë si vetë nxënësit e tij sesa ai vetë mund ta pranojë.

Sezoni i dytë i “A.P. Bio”, fillon më 7 mars.