Showbiz

Lena Headey thotë se karriera e saj është shkatërruar pasi ka refuzuar Weinsteinin

Foto: People

Aktorja britanike Lena Headey ka akuzuar producentin e njohur Harvey Weinstein për ngacmime seksuale gjatë disa viteve, për shkak të të cilës karriera e saj është shkatërruar.

Ajo pranoi se është vetëm një nga viktimat e shumta të producentit të dhunshëm, i cili akuzohet për ngacmim seksual të disa aktoreve, të cilat për shkak të presionit të lartë u pajtuan të dëshmonin kundër Weinsteinit kundër të cilit u ngritën disa aktakuza.

Aktorja e “Game of Thrones” ka sqaruar se producentin e ka takuar në vitin 2005 gjatë festivalit të filmit në Venecia, pas së cilës ai filloi t’i afrohej dhe kur e refuzoi, Weinstein u bë shumë vulgar dhe sulmues.

Headey tha se me Weinsteinin u takua disa herë gjatë xhirimeve të ndryshme në Los Angeles dhe se marrëdhëniet ndërmjet tyre ishin shumë të këqija, transmeton KosovaPress. Gjatë një takimi aksidental, ata hynë në ashensor së bashku, pas së cilës producenti e ngacmoi aktoren.

Pas këtij incidenti, aktorja britanike tregon se është refuzuar në marrjen e shumë roleve të filmave.

Kundër Weinsteinit aktualisht janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore për shkak të padive të ngjashme, dhe muajin e ardhshëm pritet konfirmimi i parë zyrtar i epilogut gjyqësor.