Kanceri i gjirit, ankthi i Rita Orës

Kanceri i gjirit, ankthi i Rita Orës

19 February 2019 13:35

Këngëtarja me famë botërore e origjinë nga Kosova, Rita Ora, është në ankth se mos po bëhet me kancer pasi nëna e saj e luftoi këtë sëmundje.

Nëna e këngëtares 28-vjeçare, Vera Ora, ka zbuluar se vajza e saj vuan nga sulmet e panikut pasi ajo ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në vitin 2005, transmeton Koha.net.

“Rita është rebeluar pak, duke braktisur shkollën për disa javë. Ishte ikja e saj mendore... E tërë familja ka akoma ankthe nga prekja e kancerit. Rita ka ankthe dhe ndonjëherë edhe sulme paniku. Të kesh një sëmundje serioze në familje të jep një perspektivë tjetër për jetën. Bëheni mirënjohës për çdo ditë. Paraja ose statusi nuk bëjnë dallim për mua. Çka është më e rëndësishmja, janë shëndeti dhe familja. Kam mësuar t’i jap përparësi këtyre në mënyra të vështira”, ka thënë ajo për revistën “Style”.

Gjithashtu, Rita ka zbuluar se ka pasur edhe terapi një herë në javë.

“Nuk kam frikë të pranoj se kam pasur terapi. Kam dikë me të cilin flasë një herë në javë. Njerëzit vuajnë nga ajo në mënyra të ndryshme, por për mua është më shumë rreth të menduarit për qëllimet afatgjata. Jam shumë ‘person i momentit’, kështu që nëse më duhet të bëj diçka atje dhe pastaj, do të jem mirë. Por nëse mendoj për të, atëherë ky është momenti kur fillojnë mendimet e ankthshme”, ka thënë Rita Ora, përcjell Koha.net.

“Bëhem shumë nervoze sepse kujdesem shumë. Ndonjëherë bëhem nervoze rreth incizimit të një kënge në studio. Them ‘ende nuk jam gati për ta incizuar këtë këngë’ ose ‘mendoj se nuk mund ta bëj këtë’. Kështu që, jam lehtësuar me faktin se kam njerëz rreth meje të cilët më inkurajojnë të bëj mirë”, përfundoi këngëtarja 28-vjeçare.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme