Showbiz

Jason Momoa në “Dune”

Dennis Villeneuve nuk ndalet së grumbulluari emra të shkëlqyeshëm aktorësh për versionin e tij të filmit “Dune”. Tani mësohet se ekipit të aktorëve do t’i bashkohet edhe vetë Aquamani - Jason Momoa.

Image

Filmi na prezanton një version të ri të tregimit futuristik për familjet në luftë, planetët shkretëtira dhe krimbat e mëdhenj të shkretëtirës, shkruar nga Frank Herbert.

Tregimi na njofton me familjen Atreides, të udhëhequr nga Oscar Isaac si Duke Leto Atreides dhe i cili e merr kontrollin e planetit të vlefshëm Arrakis, planetin e vetëm ku rritet një erëz e rrallë dhe e vlefshme, transmeton Koha.net. Por, kur Atreides e tradhton Carin dhe i sulmojnë forcat e Harkonnen (me të cilat udhëheq Stellan Skarsgård si Baroni, me ndihmën e nipit të tij Glossu "Beast" Rabban, të luajtur nga Dave Bautista), të birit Atreides, Paul (Timothée Chalamet) ikën me nënën e tij (Rebecca Ferguson) në një terren të ashpër.

Atje Paul i bashkon forcat me popullin lokal Fremen, të cilët i komandon Javier Bardem si Stilgar, dhe atje ai takohet me Chani (Zendaya), luftëtaren të cilën tashmë e ka parë në ëndrra.

Sikur ky ekip filmik të mos kishte emra mjaft të njohur, së fundi zbuluan se në të janë edhe Josh Brolin dhe Charlotte Rampling.

Nëse Momoa arrin marrëveshje rreth rolit, ai do të duhej ta luante Duncan Idahon, shpatarin e aftë në shtëpinë Atreides, dorën e djathtë të Isaac Leto.

Villeneuve planifikon të fillojë me xhirime këtë pranverë në Jordani dhe Budapest. Data e shfaqjes ende nuk është përcaktuar, por këtë lajm e presim së shpejti.