Showbiz

Emily Ratajkowski sjell kostumin miniatural

Modelistja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski (27) e ka treguar edhe një herë në rrjetet sociale linjën e saj të mahnitshme të trupit. Këtë herë, arsye për këtë ishte prezantimi i koleksionit të saj të rrobave të banjës 'Inamorata Swim'.

Emily pozoi në cepin e dyqanit ushqimor, në mesin e frigoriferëve për pije dhe raftit të ushqimeve. Çmimi i badit dy-pjesësh fillon nga 74 dollarë për pjesën e sipërme dhe 74 dollarë për pjesën e poshtme, ndërsa çmimi i badit njëpjesësh është 153 dollarë.

“Femra më e bukur në botë. I dashuri i yt është me fat”, - komentuan fansat. Kjo është festa e parë e Shën Valentinit e Emilyt dhe bashkëshortit të saj, aktorit Sebastian Bear-McClard, të cilët u martuan në shkurt të vitit të kaluar. Lajmi në rrjetet sociale i kishte shokuar shumë fansa, duke pasur parasysh se Emily u martua me aktorin pas vetëm dy muaj lidhjeje.

27-vjeçarja nuk turpërohet prej trupit të saj dhe shpesh poston fotografi “të nxehta” në profilin e saj në Instagram.

“Gjoksi është argëtues. Ndonjëherë për shkak të tij ndihem si gruaja më e fuqishme në botë. Ai është çelësi i seksualitetit tim”, - tha Emily në një intervistë me “Marie Claire”.

Në fund të janarit të këtij viti, Emily ishte në qendër të skandalit së bashku me Kendall Jenner (23), Bella Hadid (22) dhe Hailey Baldwin (22) për shkak të postimeve në rrjetet sociale. Modelet e famshme u përfshinë në promovimin e 'Fyre festival' për çfarë ishin paguar me shuma të majme, por vetëm njëra prej tyre theksoi se bëhej fjalë për reklamim të paguar.

Ato e shkelën ligjin federal të Shteteve të Bashkuara, ku thuhet se është e obligueshme që në raste të tilla kjo të ceket në rrjetet sociale. Secila prej tyre i mori rreth 765 mijë dollarë për postimet e tyre, ndërsa gjykatës do të duhet t’ia shpjegonin se pse nuk e kanë respektuar ligjin në fjalë.