Demi Lovato sërish në rehabilitim Foto: The Source

Demi Lovato sërish në rehabilitim

17 shkurt 2019 13:13

Këngëtarja e njohur Demo Lovato është rikthyer në qendër rehabilitimi në Hawaii.

25-vjeçarja mendohet se kishte sërish probleme të shëndetit mendor pas një postimi që bëri në Twitter për arrestimin e 21 Savage nga autoritetet e emigracionit.

Ylli i popit doli nga qendra e rehabilitimit në nëntor, pas 3 muajsh trajtim pasi i shpëtoi mbidozës së drogës korrikun e vitit të kaluar në shtëpinë e saj në Los Anxhelos.

Këngëtarja bëri një shaka rreth arrestimit të reperit, por gjithçka u mor shumë seriozisht nga fansat.

Lovato u mbrojt nga disa të famshëm, përfshirë edhe Bebe Rexhën, por një sërë fyerjesh shkuan drejt saj. Tani raportohet se ajo është kthyer në rehabilitim pas gjithë reagimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme