Detaje të reja rreth filmit “Breaking Bad”

Detaje të reja rreth filmit “Breaking Bad”

16 February 2019 19:26

Ajo që me siguri e dimë për filmin “Breaking” Bad është se definitivisht ai do të bëhet me skenar dhe regji të krijuesit të serisë Vince Gilligan, ndërsa tani është njoftuar se së pari do të jetë në dispozicion në Netflix.

Në një kthesë të pazakontë, filmi do të transmetohet në AMC – shtëpinë e Breaking Bad dhe spinoffit të tij Better Call Saul – pak pasi që të publikohet në platformën që e ndihmoi Heisenbergun të bëhej i famshëm, transmeton Koha.net.

Image

Përveç kësaj, shumë pak gjëra janë konfirmuar zyrtarisht për filmin. Bryan Cranston tha se nuk e di nëse shërbimet e Walter White do të ishin të nevojshme, por ai është i gatshëm t'i përgjigjet thirrjes nëse Gilligan do të kishte nevojë për këtë. Është përfolur se filmi do të fokusohet tek Jesse Pinkman (Aaron Paul), por tani për tani ky informacion u atribuohet burimeve anonime dhe nuk është konfirmuar nga Gilligan ose rrjeti.

Për më tepër, informatat anonime sugjerojnë se ngjarja "do ta ndjekë ikjen e personit të rrëmbyer (Jesse i Paulit) dhe kërkimi i tij për liri". Si duket pavarësisht nga formati narrativ, problemet gjithmonë e gjejnë Pinkmanin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme