Showbiz

Octavia Spencer e gatshme për aheng në filmin "Ma"

Kur regjisori Tate Taylor dhe ylli Octavia Spencer i bashkojnë forcat, zakonisht kemi filma si filmi politik “The Help” ose filmi biografik “Get On Up”. Në bashkëpunimin e tyre të ri ata merren me një zhanër të ri - triler.

Ka mbërritur trileri i parë për filmin “Ma”, ku Spencer e luan rolin e Sue Ann, një grua e vetmuar që qëndron larg të tjerëve në qytetin e saj të qetë.

Image

Një ditë Sue Ann i afrohet Maggie (Diana Silvers), një adoleshente e re në qytet, dhe i kërkon Sue Ann të blejë alkool për të dhe miqtë e saj. Ajo me gjysmë zemre pajtohet dhe ua ofron fëmijëve mundësinë që ta shmangin ngasjen në një gjendje alkoolike duke e ofruar bodrumin e saj për t'u shoqëruar. Por ka rregulla që duhet t’i ndjekin: pa sharje, shkuarja në shtëpi është e ndaluar dhe të gjithë duhet ta quajnë atë patjetër "Ma".

Mikpritja e saj shpejt shndërrohet në obsesion dhe ajo që fillon si një ëndërr adoleshente shndërrohet shumë shpejt në një makth, ndërsa shtëpia e Sue Ann nga vendi më i mirë në qytet bëhet vendi më i keq në botë.

Skenari është shkruar nga Scotty Landes me ndihmën e regjisorit Taylor, ndërsa në film luajnë edhe: Juliette Lewis, Luke Evans, Miss Pyle, McKaley Miller dhe Core Fogelmanis. Filmi do të dalë më 31 maj të këtij viti.