Provokimet e Thorit nuk ndalen

Provokimet e Thorit nuk ndalen

16 shkurt 2019 09:25

Hafþór Júlíus Björnsson (30), më i njohur për rolin e tij si The Mountain në serinë “Game of Thrones”, vitin e kaluar u martua me trajneren e fitnessit Kelsey Henson (28). Çifti i sapomartuar në rrjetet sociale publikon me kënaqësi foto të përbashkëta ndërsa dallimi i madh në lartësinë e tyre shpesh bën që ndjekësit i “ngacmojnë ata”.

“Dukesh sikur je babai i saj dhe ajo është vajza jote adoleshente”, – thuhet në njërin nga komentet tallëse të fansave të Björnsson nën foton ku ai pozon me bashkëshorten.

“Ajo gjatë seksit është me siguri gjithmonë sipër”, – komentoi një tjetër ndjekës, ndërsa komenti i tij i "fitoi" shumë pëlqime të fansave të tjerë. Aktori është 206 centimetra i gjatë, ndërsa gruaja e tij me 158 centimetra lartësi 'nuk i vjen aq deri tek shpatullat'. Dallimi në lartësi nuk i shqetëson ata, por ndjekësit e tyre shpesh i ngacmojnë për këtë.

Islandezi nuk u kushton shumë vëmendje komenteve fanatike të fansave të tij në rrjetet sociale, sepse, siç thotë ai, nuk i pëlqen luftëtarët e mëdhenj dhe të ligj të internetit.

Çifti u takua në shtator të vitit 2017, kur Kelsey pa u turpëruar iu afrua atij në restorant dhe i kërkoi autograf. Mes tyre menjëherë lindi dashuria, dhe pjesa tjetër është histori.

“Puthemi ashtu që ai përkulet shumë dhe unë ngrihem në majë të gishtave. Kur nuk dua të qëndroj në gishtat e mi, atëherë vetëm i them të më ngrejë. Dhe ai e bën këtë", tha në një rast Kelsey, kur në Instagram një adhurues e pyeti se si mund ta puthin njëri-tjetrin duke pasur parasysh dallimin në lartësinë e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme