Penny zbulon se çfarë do të marrë nga seti i “The Big Bang Theory”

Penny zbulon se çfarë do të marrë nga seti i “The Big Bang Theory”

14 February 2019 18:26

Aktorja amerikane dhe ylli i serisë së popullarizuar "The Big Bang Theory", Kaley Cuoco (33) e ka pranuar se çfarë do të mbajë nga seti edhe pas përfundimit të xhirimeve për sezonin e fundit.

Sipas revistës “People”, aktorja e cila u bë e njohur me rolin e kamerieres Penny në një intervistë, zbuloi kohët e fundit se çfarë do të mbajë pas përfundimit të serisë.

“E kam ndërmend ta mbaj posterin e robotëve që luftojnë në ring. Këtë poster e dua për 12 vjet, dhe ai ndodhet në derën e dhomës së ditës së Leonardit dhe Sheldonit”, - zbuloi Kaley dhe shkurtimisht shpjegoi se pse ai poster ka rëndësi aq të madhe për të.

“Çështja është se këtë poster gjithmonë e shoh nga vendi ku ulem gjatë xhirimeve, kështu që do ta vendos në dhomën time të ditës kur të përfundojnë xhirimet, dhe kështu do ta shikoj çdo ditë. Ndoshta kjo për dikë është e pazakontë dhe e çuditshme, por jo edhe mua”, - ka zbuluar aktorja.

Seria e kishte premierën në vitin 2007, dhe edhe pse kritikët nuk i cilësuan të gjitha sezonet të cilësisë së njëjtë, ajo i mbajti fansat nga e gjithë bota. Grupi i “geekëve” dhe shkencëtarëve - Sheldon, Raj, Howard dhe Leonard, neurobiologia Amy, fqinja Penny dhe mikrobiologia Bernadette shumë shpejt e fituan simpatinë e shikuesve, të cilët janë të zhgënjyer me njoftimin e përfundimit të serisë.

Seria u bë shpejt një nga seritë më të popullarizuara në Amerikë, por edhe në botë. Ekipi i 'The Big Bang Theory' hyri edhe në Librin e Rekordeve të Guinnessit. Episodi i 11-të i sezonit të nëntë i titulluar "The Opening Night Excitation" sipas të dhënave të Guinness e kishte numrin më të madh të shikuesve drejtpërdrejt në të gjithë historinë e televizionit.

Bëhet fjalë për episodin të cilin shumë shikues e kishin pritur me padurim, në të cilin Sheldon dhe Amy më në fund e “konsumojnë lidhjen e tyre”. Ata i shikuan në “aksion” rreth 24 milionë njerëz.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme