"Shoqëria" jetësore e Tolkien

"Shoqëria" jetësore e Tolkien

14 February 2019 21:49

“Tolkien”, filmi i ardhshëm biografik për autorin legjendar të “The Lord of the Rings”, J.R.R. Tolkien, e gërsheton jetën dhe kohën e autorit me sekuencat e tregimeve që ai do t’i krijojë më vonë, siç mund ta shohim në teaserin e parë.

Me Nicholas Hoult (X-Men: First class) në rolin kryesor, biografia do të fokusohet në vitet në të cilat Tolkien u formua si shkrimtar dhe si ato i shënuan librat që ai i shkroi. Duke filluar nga ditët shkollore të autorit, gjatë të cilave ai u takua me shokët e tij më të ngushtë, udhëtimi e çon Tolkienin në Luftën e Parë Botërore, ku "shoqëria" e shokëve të shkollës ballafaqohet me shkatërrim të sigurt. Tom Glynn-Carney (Dunkirk) e luan Christopher Wisemanin, një nga miqtë më të ngushtë të Tolkienit - dhe të vetmin nga grupi i tij, i cili e mbijetoi Luftën e Parë Botërore.

Image

Nëpër luftë në tregimin e Tolkienit, dashuria është po aq e rëndësishme sa edhe shoqëria. Lily Collins e luan dashurinë e jetës së Tolkien, Edith Bratt, me të cilën ai u nda që të përqendrohej në studimet e tij. Megjithatë, për fat të mirë, filmi ka fund të lumtur.

Premiera e “Tolkien” do të shfaqet në kinema më 10 maj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme