Showbiz

Ku u zhdukën Beatles

Dy emrat e njohur të kinematografisë britanike, Richard Curtis dhe Danny Boyle, ka kohë që janë të zënë duke e xhiruar fshehurazi një film i cili deri më tani mbante titull pune “Untitled Richard Curtis/Danny Boyle Comedy”.

Filmi tani është prezantuar me trilerin e parë zyrtar, i cili konfirmon se ai do të përqendrohet në Beatlesat (ose të paktën këngët e tyre), dhe tani e ka edhe titullin zyrtar – “Yesterday”.

Image

Rolin kryesor në film e luan Himesh Patel si Jack Malick, kantautor në ngritje, jeta e të cilit ndryshon pasi goditet nga autobusi. Pas aksidentit, Jack zgjohet në një botë ku askush nuk i kujton Beatlesat dhe muzikën e tyre. Duke i përdorur hitet e tyre, Jack bëhet yll i menjëhershëm. Por fama e tij e re krijon ndarje midis tij dhe mikeshës së tij të mirë Ellie (Lily James).

Boyle e bën regjinë e filmit, ndërsa skenarin e ka shkruar Richard Curtis. Filmi për botën e re pa Beatlesat do të mbërrijë në kinema më 28 qershor.