Woody Allen padit Amazonin për 68 milionë dollarë për 4 kontrata të anuluara

Woody Allen padit Amazonin për 68 milionë dollarë për 4 kontrata të anuluara

14 February 2019 19:47

Regjisori Woody Allen (83) e paraqiti të enjten një padi me vlerë prej 68 milionë dollarësh kundër studios Amazon, e cila hoqi dorë nga marrëveshja e mëparshme, raporton Variety.

Allen pretendon se Amazon refuzoi ta lëshojë filmin e tij 'A Rainy Day in New York', edhe pse ai ishte përfunduar gjashtë muaj më parë. Në padi thuhet se Amazon kishte arsye të paqarta se pse projekti ishte refuzuar, por edhe me heqjen dorë nga premtimi për t’i prodhuar edhe tre filma të tjerë.

“Amazon është përpjekur t’i justifikojë veprimet e veta duke iu referuar pretendimeve 25 vjeçare të pabazuara kundër Woody Allen, të cilat ishin të njohura për Amazonin dhe publikun para se të nënshkruheshin katër kontratat. Sidoqoftë, këto pretendime nuk ofrojnë bazë që Amazoni ta ndërpresë kontratën. Nuk ka bazë ligjore që Amazoni të heqë dorë nga premtimet e veta”, – thuhet në padi.

Përndryshe, Dylan Farrow (33 vjeç), vajza e Woody Allen, ka pohuar prej kohësh se babai i saj ka abuzuar seksualisht me të derisa ajo ishte fëmijë.

Drejtorët e Amazon, Jason Ropell dhe Mat Newman u takuan me përfaqësuesit e Allen në dhjetor të vitit 2017, menjëherë pasi që Roy Price, i cili e udhëhiqte Amazonin, u akuzua për sjellje të paligjshme.

Në janar të vitit 2018, avokati i Amazon, Ajay Patel, e propozoi një shtyrje të shfaqjes së filmit “A Rainy Day in New York” deri në vitin 2019, gjë që Allen e pranoi. Pastaj, verën e kaluar avokati e publikoi njoftimin për ndërprerjen e katër kontratave duke thënë se Amazon nuk kishte ndërmend ta shpërndante asnjë film të vetëm.

Atëherë ai nuk e specifikoi arsyen, por më pas përfaqësuesit e Amazonit thanë se e kanë anuluar marrëveshjen për shkak të "ngjarjeve të paraqitura, duke përfshirë paditë e ripërtërira kundër regjisorit, komentet e tij kontroverse dhe refuzimet e vazhdueshme të talenteve të njohura për të punuar me të, ose që të jenë të lidhur me të në ndonjë mënyrë".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme