Showbiz

Bill Cosby: “Burgu është një përvojë e mahnitshme”

Bill Cosby e ka cilësuar qëndrimin e tij në burg një "përvojë të mahnitshme".

Cosby, i cili u dërgua në burg pak më shumë se katër muaj më parë për sulme seksuale, i ndau mendimet e tij rreth burgosjes së tij përmes zëdhënësit të tij Andrew Wyatt, i cili e dha një intervistë televizive për WCAU në Philadelphia, njoftoi Associated Press ditë më parë.

Wyatt tha se "pavarësisht nga rrethanat," komediani i turpëruar 81- vjeçar, i tha atij se burgu "është një përvojë e mahnitshme."

Kur u pyet për fjalët e Cosbyt, Wyatt përsëriti, "Po. Ai e përdori termin 'përvojë e mahnitshme'."

Është raportuar të premten se Cosby ishte transferuar në burgun e përgjithshëm, pasi që i kaloi katër muajt e parë në objekte të veçanta.

Tani ai e ka një burg të vetëm në një njësi dykatëshe në Institucionin Korrektues Shtetëror të sapondërtuar në Phoenix, Pennsylvania.

Wyatt konfirmoi gjithashtu se gruaja dhe fëmijët e Cosbyt nuk e kanë vizituar ende në burg.

"Ai nuk dëshiron t'i sjellë ata në atë mjedis," tha Wyatt për The Associated Press. "Pse t'i vendosësh ata në atë pozitë, të shndërrohet e gjitha në një formë cirku?"

Cosby u ngrit në famë në vitet 1960 si aktori i parë zezak që ka luajtur në një dramë televizive në prime-time, me hit serialin “I Spy”. Ai më pas luajti si njeriu familjar Cliff Huxtable në serialin e popullarizuar “The Cosby Show” nga viti 1984 deri në vitin 1992, për të cilën u bë i njohur si 'Babai i Amerikës'.

Vitin e kaluar, më 25 shtator, Cosby u dënua me 10 vjet burg për drogim dhe sulm seksual të një femre në shtëpinë e tij në vitin 2004. Ai e ka apeluar këtë dënim.