Showbiz

Benedict Cumberbatch si Satani përballë Zotit Frances McDormand në “Good Omens”

Descriptive Text

Benedict Cumberbatch do ta luajë Satanin në serinë e ardhshme të Amazon Prime Video, “Good Omens”.

Ylli i “Doctor Strange” i bashkohet një ekipi të yjeve ku përfshihen David Tennant, Michael Sheen, Jon Hamm, Nick Offerman, Miranda Richardson, Mireille Enos dhe Frances McDormand, i cili do ta huazojë zërin për rolin e Zotit.

Ashtu si ylli i “Fargos”, Cumberbatch, nuk do të shfaqet në seri - ai thjesht do të dëgjohet si djalli.

"Është një Satan gjigant i animuar," shpjegon krijuesi i “Good Omens”, Neil Gaiman. "Ai shfaqet dhe ne kishim nevojë për një performancë që funksionon. Kështu që e gjetëm një mbështetje të re britanike... Benedict Cumberbatch."

Shkrimtari dhe regjisori e prezantoi ekipin e madh të aktorëve gjatë një paneli të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit të mërkurën.

Good Omens do të shfaqet në Amazon Prime Video në mbi 200 vende më 31 maj.