Hulu dhe Paramount Television janë duke e zhvilluar përshtatjen e bestsellerit të “New York Times”, “Devil in the White City”, nga autori Erik Larson. Libri bën fjalë historinë e tmerrshme të dy meshkujve, të një arkitekti dhe një vrasësi serik, fatet e të cilëve lidhen përgjithmonë me panairin botëror të Chicagos në vitin 1893. Secili prej tyre e mishëron gjenialitetin amerikan në lindjen e shekullit të 20: Daniel H. Burnham, arkitekt i shkëlqyer dhe i detajuar i cili dëshiron ta lërë shenjën e vet në botë dhe Henry H. Holmes, mjeku i bukur dhe i zgjuar i cili në panair e krijon 'Kështjellën e tij farmaceutike të vrasjeve"- të ndërtuar për t’i joshur, torturuar dhe masakruar femrat e reja.
{gallery}
Projekti ishte në zhvillim në studio të ndryshme që nga viti 2003. Së pari në Warner Bros para se të kalonte në Paramount - por studioja i lëshoi të drejtat në vitin 2004 dhe përsëri në vitin 2007, duke pasur parasysh se periudha në të cilën ndodhi filmi përfaqësonte sfida buxhetore. Në një moment, Tom Cruise duhej të luante dhe ta bënte produksionin e përshtatjes filmike, ndërsa më vonë Kathryn Bigelow është dashur ta bënte regjinë dhe produksionin. Vetëm në vitin 2010 Leonardo DiCaprio, i cili prej kohësh është i fascinuar me tematikën e errët, i mori vetë të drejtat.
Nuk dihen shumë informacione për serinë televizive - duke përfshirë edhe faktin nëse DiCaprio do ta ketë rolin siç ishte planifikuar fillimisht në versionin filmik. Përveç Scorsese dhe DiCaprios, producentë ekzekutiv do të jenë Stacey Sher, Rick Yorn, Emma Koskoff dhe Jennifer Davisson.
Ende nuk janë publikuar data specifike.
-
13 shkurt 2019 21:46
-
Shpërndaje në: