Showbiz

Reperi Rich The Kid plaçkitet para studios së regjistrimeve

Reperi Rich The Kid është plaçkitur para një studioje regjistrimi në West Hollywood në Los Angeles të martën.

Burimet thanë për TMZ se disa të shtëna u qëlluan në Westlake Recording Studio, ku Usher po i përgatiste materialet e reja, që një person i armatosur u arratis pasi që mori stoli dhe para nga ylli i repit dhe anëtarët e përcjelljes së tij.

Përfaqësuesit ligjorë thanë për TMZ se Rich The Kid ishte shënjestër e vjedhjes, por anëtarët e përcjelljes së tij gjithashtu u përfshinë në dramë, ndërkohë që një mashkull u godit me pistoletë.

Zëvendësit e sherifit të qarkut të L.A. e kanë nisur hetimin.

Nuk është e qartë nëse është plagosur dikush nga të shtënat.